Subscribe

Reforma e ujit një prej prioriteteve të qeverisë do garantojë furnizimin pa ndërprerje dhe do ti japë fund paligjshmërisë. Nga Lezha ku pa nga afër rikonstruksionin e ujësjellësit, kryeministri Rama tha se rëndësi do të ketë faza e dytë, ajo e respektimit të detyrimeve nga qytetarët  për atë çka konsumojnë.

 

“Nëse ky investim është bërë sot, por nuk mbështetet financiarisht, në kuptimin e pasjes së një bilanci të shëndetshëm të përvitshëm, duke paguar të gjithë ata që konsumojnë, atëherë jo vetëm që nuk shkojmë dot më tutje, për ta përfshirë të gjithë hartën e bashkisë së re në furnizimin 24 orë, por përkundrazi do të humbasim hap pas hapi edhe vetë këtë investim kaq të çmuar që është bërë”.

 

Kreu i qeverisë ripërsëriti apelin, kryesisht ndaj bizneseve qe të mos abuzojnë me ujin e pijshëm e të deklarojnë brenda muajit janar lidhjet e paligjshme me rrjetin.

 

“Pas 1 Shkurtit nuk do ketë më asnjë tolerancë, nuk do ketë më asnjë lloj kompromisi, por kush do kapet që vjedh ujin do penalizohet sipas ligjit, duke filluar që na bizneset e mëdha. Në mes të Tiranës ne kemi sot, hotele që deklarojnë se furnizohen me pus dhe në fakt vjedhin ujin nga tubi i ujësjellësit. Po kështu ka në Lezhë, në Vlorë, ka në të gjithë territorin. Turpi i dheut!”

 

Ujësjellësi i Lezhës është rehabilituar tërësisht pas një investimi prej 13.25 milionë eurosh, bashkëfinancim i qeverisë shqiptare me qeverinë zvicerane, Bankën Gjermane për Zhvillim (KfË) dhe Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *