Subscribe

Një ditë para se kryeministri Edi Rama të mbledhë strukturat e Partisë Socialiste të Vlorës në tetarin “Petro Marko”, edhe të Shtunën, e shfrytëzoi për të inspektuar investimet e nisura, e konkretisht në parkun që po ndërtohet para “Shtëpisë së Pavarësisë”. Si edhe në inspektimet e mëparshme, që kur kryebashkiaku Dritan Leli, refuzoi të ishte një prej kandidatëve për deputet të qarkut të Vlorës, shoqëruesit e Edi Ramës për t’i treguar mbi ecurinë e punimeve janë nënkryetari i bashkisë, Afrim Qendro dhe deputeti i zonës, Damian Gjiknuri.

Vizita e tij nuk ishin vetëm në sheshet e ndërtimit, por me një pjesë të kabinetit qeveritar, kryeministri pati një takim edhe rektorët e universiteteve në vend.

Nga drejtuesit e arsimit të lartë është kërkuar bashkëpunimi me universitetet e njohura në Evropë dhe jo vetëm, për të mundësuar zbatimin e programeve të tyre të studimit në universitetet tona me qëllimin njohjen e diplomave. Po aq nga rektorët të cilëve nga qeveria u premtohet mbështetje e plotë, kërkohet që universitetet që ata drejtojnë të jenë pjesë e projekteve të njohura arsimore evropiane.

Pas inspektimeve dhe takimeve dy ditore, Edi Rama, të Dielën do të mbledhë socialistët e Vlorës, që përbën edhe arsyen kryesore pse ndodhet atje.

Prej javësh kryebashkiaku Dritan Leli është në konflikt me Këshillin Bashkiak. Shkak është bërë shqetësimi i disa këshilltarëve se kryetari në prag të sezonit turistik nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e qytetit. Pas refuzimit disa herë të Dritan Lelit për t’u mbledhur fizikisht, pasi sipas tij ishte në shkelje të masave kundër kovidit, Këshilli Bashkiak, anuloi mbledhjen e zakonshme mujore. Tanimë përplasja mes Dritan Lelit dhe Këshillit Bashkiak është për datën. Kryebashkiaku i Vlorës i pret në takim online më 29 Qershor, ndërsa Këshilli Bashkiak e pret më 30 në sallën e teatrit “Petro Marko”.

Vazhdimësia e këtij konflikti do të varej nga mbledhja e kryesocialistit Edi Rama me të vetët, tanimë me Dritan Lelin e përjashtuar pasi refuzoi të dorëhiqej për të qenë një nga kandidatët për deputetë, kur mësoi se ishte i renditur jo dhe aq në listë të sigurtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *