Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me të rinj, përfitues nga programet e nxitjes së punësimit.
Me batutë, në fjalën e tij, Rama pohoi se ka besimin që Shqipërinë do e shpëtojnë vetëm gratë, duke iu referuar aplikimeve në programet e punësimit në shumicë nga vajzat.
Lexo edhe :
Mes të tjerash ai tha se të gjithë i dinë se kryeministri ka probleme me burrat.
Rama: Duke nisur nga janari i këtij viti që vjen paga minimale do të jetë 500 euro. Këtë vit kemi arritur në nivelin më të lartë të arsimit në Shqipëri. Janë më shumë se 200 start-up në këtë fushë. Ndaj unë dua ta përsëris se kjo punë është beso, ose mos beso, por provo. Nuk të kushton asgjë, por provo. Unë nisem nga besimi dhe jo nga mosbesimi, dhe më pas apliko. Janë 70% e atyre që kanë përfituar nga këto programe, nën moshën 29 vjeç dhe 37% e këtyre start-upeve përbëhen në shumicë nga vajzat dhe që provohet teoria që Shqipërinë do e shpëtojnë vetëm gratë. Me burrat i dini se si i kam unë problemet.
/vizionplus.tv






