Pas përfundimit të vaksinimit të të moshuarve mbi 70 vjeç, do të nisë vaksinimi i grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri.

Gjatë një vizite në një fasoneri në Shkodër, kreu i qeverisë theksoi se ato do të jenë të parat që do të vaksinohen, pasi të mbarojnë pensionistët.

“Sapo të mbarojmë me vaksinimin për moshën 70-vjeç e lartë, do zbresim poshtë dhe të parët që do vaksinojmë do jenë të gjitha gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”, tha Rama.

Ndërkohë, një punonjëse i dhuroi kryeministrit një buqetë me lule, edhe pse ai ka përsëritur vazhdimisht se nuk është nevoja për një gjest të tillë, duke ia kthyer mbrapsht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *