Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sulmin me bojë të bërë ndaj tij nga ana e nënkryetarit të PD, Edi Paloka.

 

I ftuar në Real Story, Rama deklaroi me ironi se është rritur me bojëra dhe se ndjeu keqardhje për prishjen e solemnitetit të seancës.

 

“Jam rritur me “bojera” di si te pastrohem shpejt prej saj. Ndjeva keqardhje per prishjen e solemnitetit te seances dhe u ndjeva i detyruar te kerkoja ndjese para miqve ne séance”.

 

Pyetjes të moderatorit Sokol Balla nëse sulmi ishte provokuar vetë nga ai, shefi i qeverisë iu përgjigj se faji nuk është i tij por i opozitës e cila, sipas tij, nuk është në gjendje që të mbajë nivelin e debatit.

 

“Unë asnjëherë nuk kam pranuar klishenë sesi duhet të jetë kryeministri. Unë kam ardhur këtu ku jam ashtu siç jam. Unë asnjëherë nuk kriminalizojë dhe nuk shajë. Ky është problem i atyre që nuk janë në gjendje të mbajnë nivelin e debatit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *