Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie” në Amsterdam foli për politikën, integrimin europian të Shqipërisë si edhe pasionin e tij për artin.

 

 

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Rama u pyet edhe për lirinë e medias, duke u shprehur se “njoh vende ka ku udhëheqësit i kontrollojnë titujt në darkë dhe të nesërmen kontrollojnë nëse janë botuar siç duhen. Nuk mendoj se ky është një sekret apo mister që të lë mbresë kur e sheh që asgjë e tillë nuk ndodh në Shqipëri”.

 

Teksa u pyet për pengesat që e shkaktojnë këtë ngërç, Rama tha se Ballkani është një vend i çuditshëm dhe është çmenduri nëse do të fusësh në politikën e integrimit debatet e brendshme të mbartura të rajonit.

 

 

Rama foli për mënyrën sesi nisi të merrej me artë dhe nisjen e rrugëtimit të tij politik. Ai madje foli edhe për raportin e tij me babanë, për të cilin tha se ka pasur një marrëdhënie të ashpër por që e ka bërë personin që është sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *