Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar para krerëve botërorë në Mynih incidentin e shënuar gjatë ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Francës, ku organizatorët ngatërruan himnin e Shqipërisë me atë të Andorrës.

 

Me nota ironie, kreu i qeverisë u shpreh se pasi ngatërruan himnin, e kuptuan që kishin bërë gabim dhe i kërkuan falje Armenisë. Kjo ka shkaktuar të qeshura mes pjesëmarrëve në Konferencën e Sigurisë.

 

“Richard, faleminderit që nuk bëre të njëjtin gabim që bëre me disa të tjerë. Megjithatë, ndërkohë që po dëgjoja gabimet që po bëje, po mendoja për disa gabime shumë më të mëdha. Kur Shqipëria luajti futboll në Paris, i vunë himnin e Andorrës. Të gjithë u çuditën. Pastaj, francezët e kuptuan që kishin bërë gabim dhe i kërkuan ndjesë Armenisë që kishin vënë himnin e gabuar. Kështu që faleminderit, por ka dhe më keq”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *