Kryeministri Edi Rama, nga Lezha ka thënë se ky ëssgtë një ndër qarqet që do të ketë një mbështetje të veçantë, duke theksuar se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e rrugës së Torovicës.

 

Ndërsa të tjera në këtë bashkëbisedim me lezhjanët shefi i qeverisë pohoi se ka plane për rritjen e agroturizmit dhe zhvillimit e zonave në qarkun e Lezhës, të cilët do të mbështeten përmes uljes trefish të taksës dhe shtimit të investimeve.

 

“Këtë vit perspektiva është pozitive për sipërmarrjen, sepse kemi përgjysmuar ose më saktë ulja tre fish e taksës së fitimit për biznesin 140 mijë dollarë do t’i ndihmojë ata. Tek politika e re e agroturizmit.  Do të ndërtojmë maternitetin e standardeve të fundit siç kemi bërë në Sarandë dhe në Korçë. Kemi investuar në disa qendra shëndetësore në kuadër të 300 qendrave shëndetësore, që i gjetëm të rrënuara plotësisht. Për pak ditë do të fillojmë rrugën e Torovicës. Projekti është bërë. Kam porositur një palë gërshërë të gjata, që ta presë ky që ta kalojnë të majtë dhe të djathtë. Në atë zonë njerëzit mund të kthehen jo ndoshta për të  jetuar, por për të punuar. Rruga tjetër është një aks strategjik Shëngjin-Velipojë jo vetëm për të zhvilluar këtë brez jo vetëm mes dy vendeve, por edhe me Malin e Zi”.

 

Gjithashtu Rama ironizoi edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën për lapsusin e bërë disa ditë më parë mbi uljen e çmimit për “litër  të energjisë elektrike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *