Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Gjirokastër, u ndal tek kriza energjetike që kë prekur gjithë botën.

 

Sipas Ramës, Putin ka si qëllim rrëzimin e Perëndimit nga dimri, sepse Europës i janë kufizuar burimet e energjisë, ndërsa paralajmëroi se do të jetë një dimër i vështirë.

 

“Basti i Putinit është rrëzimi i Perëndimit nga dimri, por flitet për një dimër që do të jetë më i vështiri i për ne dhe për Evropën, sepse Europës i janë kufizuar burimet e energjisë elektrike dhe të ngrohjes.”

 

 

Kreu i shtetit foli edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, për të cilën tha se qeveria do të bëhet mburojë për të mbrojtur qytetarët nga faturat e larta.

 

“Qeveria ka vendosur që të mbrojë qytetarët nga rritja e çmimit të energjisë. Në faturën tuaj ajo që nuk duket është ajo që paguan buxheti. Nuk do të lejojmë që kriza energjetike të shfaqet në faturën tuaj, pasi jemi kthyer në mburojë.”

 

 

Ndërsa për vendosjen e fashës 800kwh në muajt në vijim, Rama tha se gjithçka do të varet nga moti dhe kursimi që do të bëjnë qytetarët.

 

 

“Tani jemi duke parë nëse do krijohet një mundësi që mos të vendoset fasha në muajin nëntor. Për tu krijuar kjo mundësia na duhet të kemi reshje. Jam me një mërzi të brendshme bashkë me kolegët e mi sa herë nuk shohim shi. Por nga ana tjetër na duhet edhe kursim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *