E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama në FB: Kënaqësi që vendi i Hajdarit në kuvend u zëvendësua denjësisht nga e bija

Ndërsa në parlament diskutohet programi i qeverisë “Rama 2”, kryeministri Edi Rama ka postuar një status në Facebook, për vajzën e ish deputetit Azem Hajdari.

 

“Kënaqësi që sot në sallën e Kuvendit, karrigia e Azem Hajdarit nuk ështē më bosh! I uroj të bijës të jetë një zë i denjë i brezit të saj.” – shkruan Rama në Facebook.

 

Rudina Hajdari është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ajo ishte e treta në listë në qarkun e Tiranës.

Më shumë video

Reklamë