Në “Samitin Botëror të Qeverisjes” që po zhvillohet në Dubai, kryeministrit Edi Rama i takoi të fliste për gruan.

 

Për përbërjen e kabinetit qeveritar nga 70 për qind gra, Edi Rama tha se qëllimi nuk ishte për të krijuar një model, por për të përmbushur angazhimet e ndërmarra nga Partia Socialiste.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Mund ta dëshmoj sipas përvojës sime se shanset me gratë për t’i realizuar gjërat, janë më të larta se sa me burrat. Nuk pretendoj që ky është një model për të gjithë, thjesht flas për Shqipërinë. Më duket shumë interesante që edhe pse burrat kanë këtë namin se janë të fortë, se iu qëndrojnë bindjeve të tyre, ata janë më të prirur që t’i thonë “po” autoritetit të një burri tjetër pa e diskutuar, por në të njëjtën kohë nuk janë të mirë për të dhënë rezultate. Me gratë është ndryshe! Edhe pse kanë namin se janë më të nënshtruara, jo, ato ta thonë. Kur vjen fjala për pasjen e rezultateve, sërish mendoj që gratë janë më të besueshme sesa burrat.

 

Të rëndësishme veçon transmetimin e dijeve dhe eksperiencave nga gruaja te gruaja.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Është e rëndësishme që gratë në të njëjtën kohë te mos të bëhen vetëm konsumatore të ndryshimit, por edhe promovuese të ndryshimit për të marrë më shumë vajza, më shumë gra, për t’i çuar në nivelet e sipërme dhe jo të marrim pozicione dhe të shndërrohen në ferr pastaj për njeri-tjetrin.

 

Me zëvendës-presidentin dhe kryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed al Maktoum, Edi Rama nënshkroi marrëveshjen për zhvillimin dhe modernizimin e qeverisjes, ku një nga pikat është mbështetja financiare për realizimin e projekteve të digjitalizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *