Kreu i qevrerisë, Edi Rama ditën e sotme ndodhet për një vizitë zyrtare në HUngari. Ai është pritur nga homologu i tij hungarez, Viktor Orban me të cilin do të ketë edhe një deklaratë të përbashkët.
Presidenca hungareze e Këshillit të BE-së, përmes një postimi në platformën X konfirmon se Konferenca e Dytë Ndërqeveritare e BE-së me Shqipërinë do të mbahte më 15 tetor. Hungaria ka theksuar edhe njëherë mbështetjen për vendin tonë në rrugën drejt integrimit.
“Viktor Orban sapo ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp përkrah kryeministrit shqiptar Edi Rama, se konferenca e dytë ndërqeveritare me Shqipërinë do të mbahet më 15 tetor, duke shënuar hapjen e klasterit të parë të negociatave. Përshpejtimi i pranimit të Ballkanit Perëndimor është një prioritet kyç i Presidencës hungareze. Ky moment historik tregon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për avancimin e integrimit të rajonit në BE, me konferenca të mëtejshme ndërqeveritare të parashikuara gjatë #HU24EU. Qëndrimi i përbashkët i BE-së pritet të miratohet më vonë sot në Coreper”, thuhet në njoftim.
‼️ Breaking news: @PM_ViktorOrban has just announced at a press conference alongside Albanian PM @ediramaal, that the second intergovernmental conference with Albania will be held on October 15, marking the opening of the first negotiation cluster. Accelerating the accession of… pic.twitter.com/Vn726MAdPI
— Hungarian Presidency of the Council of the EU 2024 (@HU24EU) October 11, 2024
Shqipëria do të mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në më 15 Tetor. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, përfshirë edhe Greqinë, kanë marrë vendim të mërkurën e 25 Shtatorit që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut dhe ta ndjekë e vetme rrugën drejt anëtarësimit në union./vizionplus.tv





