Një ditë pas takimeve në Bruksel, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ju dha asnjë ultimatum nga zyrtarët e lartë ndërkombëtarë.

 

Duke ju referuar deklaratave për kandidatë të pastër në garën e prillit, kreu i qeverisë u shpreh se ai ka dëgjuar vetëm vlerësime pozitive për Shqipërinë.

 

“Në Bruksel nuk kam dëgjuar ultimatume, por vlerësime pozitive për Shqipërinë. Nga ana tjetër më vjen mirë që koha e tregoi shpejt që unë kisha të drejtë për reformën zgjedhore dhe që kjo reformë ka marrë vlerësim maksimal nga Komisioni i Venecias që ishte krejt i kundër nga faktet e botës paralele. Nëse ka pasur diçka që ka kërcitur siç kërcet një derë e vjetër në sfond, ka qenë ndërhyrja e koleges tuaj, një ndërhyrje e pavend dhe e padobishme për të mos thënë turpëruese për kategorinë e gazetarëve. Nuk është folur fare për Portin e Durrësit në Bruksel. Zero. Dhe është për të ardhur keq që kjo shpiket këtu në Tiranë ndërkohë që ai investim është për të gjithë, është për ekonominë e të gjithëve dhe të ardhurat tuaja personale dhe të të gjithëve se do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë shqiptare dhe në ekonominë e këtij vendi. Ia kam dëgjuar shumë këngën e Malit të Zi, Maqedonisë, që kanë investime të huaja dhe kemi paguar disa vite koston e një imazhi skandaloz të trashëguar të një tradite dhe kur ne bëhemi gati të bëjmë investime të përmasave të mëdha dhe që kanë atë prespektivë apo efekt mbi qytetarët e Malit e Zi, që kanë rrogat më të larta në rajon, këtu prodhohet baltë dhe shpifet paturpësisht për dicka që është e lidhur me interesin personal, familjar tuajin dhe të atyre që kanë një mikrofon përpara se rritja në ekonomi do ndikojë në ekonominë e gjithsecilit prej atyre që flasim”, tha Edi Rama gjatë komunikimit të përjavshëm me gazetarët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *