Kryeministri Edi Rama ka thumbuar ish-kryebashkiakun e Kavajës, ku e ka akuzuar se ka lënë pas dore  zonën turistike të Golemit.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkuran se me ndihmën e pushuesve vazhdon evakuimi i plehrave nga kryebashkiaku i ri socialist, Redjan Krali.

 

“Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit. Vazhdon edhe me ndihmën e pushuesve, evakuimi i kodrave me plehra nga kryebashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë. Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet.  Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *