Gjatë vizitës së tij në Hungari, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me futbollistin shqiptar, Myrto Uzuni.

 

Ky i fundit i ka dhuruar Ramës një bluzë me emrin e tij, ndërsa kryeministri kujton herën kur Uzuni i shënoi gol Juves në Champions League.

 

Pavarësisht se i ka shënuar ekipit të tij të zemrës, Rama e quan Myrto Uzunin një djalë flori.

 

“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë”, shkroi kryeministri në rrjetet sociale.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *