Subscribe

Demokrati Edi Paloka ka thënë në emisonin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, se Edi Rama ka vjedhur zgjedhjet e vitit 2013.

Megjithatë, Partia Demokratike në pushtet në atë kohë, nuk e pranoi diçka të tillë pasi do të dukej e pabesueshme.

Pjesë nga biseda:

Paloka: Ruajtje e votës është që unë atë që bëra këtë herë, të dalë ta denoncoj ndodhi kjo, ndodhi kjo, sepse atij që shkon i blen nëpër shtëpi s’kam ça t’i bëj. Edhe i kemi kapur, siç ndodhi në Elbasan, po o do ndodhë ajo kudo dhe i bie që ne të marrim kallashin të gjithë. Ditën e zgjedhjeve ne i bie të jemi në rrugë jo për të votuar, por të marrim kallashin e të dalim aty, por i bie që kjo qenka mbrojtja e votës.

Borakaj: Po, por jo arritët në 97-ën, për dy mandate të socialistëve në 2005 të vinit në pushtet. Sepse në atë koha ndryshoi fryma, sepse në atë kohë ju hapët partinë, sepse në atë kohë njerëzit filluan të shikonin shpresën te Partia Demokratike. Pse nuk është tani kjo lloj shprese tek opozita?

Paloka: Të gjithë këto faktorë që përmende ishin në atë kohë, por nuk ishin determimantë.

Borakaj: Ishte largimi i Nanos vullnetarisht?

Paloka: Siç u largua dhe Berisha vullnetarisht, madje jo vullnetarishtm se unë e konsideroj gabimin më fatal të Sali Berishës atë.

Borakaj: Pse, që iku?

Paloka: Që i hapi rrugën një personazhi. E dini që Rama i ka marrë dhe në 2013 me dhunë dhe me para?

Borakaj: Atëherë ishin një milion shuplaka në fakt.

Paloka: Por nuk mund ta thonim ne se ishim në pushtet. Si mund të thuash kur je në pushtet që m’i vodhi dhe m’i bleu ky.

Borakaj: E turpshme është në fakt.

Paloka: Po e turpshme prandaj s’është thënë. Edhe atëherë gjithë kriminelët në veri i vuri kandidatë për deputetë, ata që ligji i dekriminalizimit pastaj i hoqi. I përdori ata, përdori paratë dhe mori pushtetin. Dhe unë këtë gabim i quaj më te rëndin Sali Berishës, që e la të ndodhte kjo. Atij dhe ata që ishin poshtë. Pse, sepse me atë idenë që u kryen tetë vjet dhe janë boll dhe duhet të kryhet rotacioni. Rotacion me kë? Me Ramën? Puna është se ne e dinim kush ishte Rama. Këtë e quaj gabimin më fatal të Sali Berishës dhe faktin që jemi sot me këtë monstër në krye të qeverisë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *