Kryeministri Edi Rama reagoi për protestën e bizneseve në Lungomare, të cilët kërkuan zgjatjen e orarit për lejimin e muzikës në lokale dhe restorante.
Por ai u ndal tek fenomeni shqetësues në disa zona që lidhet me zhurmën e madhe që krijon problem për turistet dhe banorët në zonat turistike.
Rama nënvizoi se Lungomare ka një ndotje akustike të tmerrshme, dhe e drejta e bizneseve nuk mund të fitojë mbi të drejtën e atyre që duan zhurmën e detit natën, e jo ndotjen akustike.
Megjithatë, kufiri kohor për muzikën, nga nesër, shtyhet me një orë. Këtë e konfirmoi edhe Komitetit Teknik i Ekpertëve.
Ekspertët e Komitetit vërejtën se të dhënat e pandemisë janë në nivelet më të ulëta, pavarësisht një rritjeje të lehtë të ditëve të fundit.
Dyshimet e arsyeshme për prani të variantit Delta në vendin tonë ende nuk kanë marrë një përgjigje nga laboratori i referencës në Berlin.