Kryeministri Edi Rama bëri një reagim në rrjetet sociale, pas komenteve për masat anti-COVID në Shqipëri dhe orën policore.

 

Shefi i qeverisë kërkoi që Shqipëria të mos krahasohet me vendet e tjera sepse ekspertët e dinë mirë çfarë vendimesh marrin.

 

Sipas tij, këto vendime kanë bërë që vendi ynë të ketë një nivel të ulët viktimash dhe të infektuarish.

 

“Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!”

 

Të enjten, Komiteti Teknik i Ekspertëve zbuti masat anti-COVID, duke vendosur që nga 1 qershori maskat të mos mbahen më në ambientet e jashtme dhe ora policore të zgjatet nga 22.00, në 23.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *