Në daljen e zakonshme për mediat cdo mbrëmje për ti folur shqiptarëve mbi situatën nga emergjenca koronavirus, kryeministri Rama bëri apel që qytetarët të shmangin grumbullimet dhe shetitjet në grup.

Madje ai paralajmëroi përdorimin e forcës nga policia për të gjithë ata që mund të tentojnë të dalin në bulevard në Elbasan për festuar ditën e Verës.

 

 

Ecja në këmbë nuk do të pezullohet, nuk është e këshillueshme në grup. Nuk është e këshillueshme që të grumbullohen te Kodrat e Liqenit, për piknik. Mund të ecin jo në grupe, jo familjarisht. Uroj që të mos detyrohemi të përdorim forcën që të mblidhen të gjithë në bulevardin e Elbasanit për Ditën e Verës.

 

 

Rama konfirmoi edhe qëndrimin hapur vetëm të disa bizneseve të nevojshme për shërbimet ndaj qytetareve si furra buke, farmaci dhe ushqimore.

 

“Makinat që transportojnë ushqimore do të lëvizin lirisht, mjafton që drejtuesi i automjetit të ketë pranë kroskotit këtë letër ku është lista e dërguar nga administratori i kompanisë, emrin, mbiemërin dhe targën e mjetit të shkruar me dorë nga ai vetë. Furrat e bukës, farmacite dhe ushqimoret nuk do të mbyllen dhe e njejta gjë do të jetë për makinat e këtyre bizneseve, por gjithnjë me dokumenta me vete,.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *