Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar këtë të enjte me të rinjtë në Elbasan, nga ku deklaroi e bindur se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do ta dërrmojnë kryeministrin Edi Rama.

Teksa hidhte akuza ndaj kreut të qeverisë, Kryemadhi tha se ai ka frikë nga të gjithë qytetarët, kryesisht nga të rinjtë. Ndërsa përmendi edhe gratë naftëtare në Ballsh, të cilat ndodhen prej ditësh në grevë urie. Ajo u shpreh se qeveria Rama iu ka vjedhur pagat e 20 muajve.

“Indiferenca jonë, e imja, e politikanëve, ka sjellë që të tallen me Elbasanin. Por nuk mund të bësh shaka me të ardhmen e të rinjve. Kur po vija rrugës dëgjova kryeministrin e famshëm; Mona, Luli, Luli, Mona. Ai nuk e ka frikën me ne, por e ka frikën nga ju. Ai ka frikë nga bizneset e Elbasanit, nga ato gratë naftëtare në Ballsh, që iu ka vjedhur pagën e 20 muajve dhe po iu vjedh çdo minutë. Ai ka frikë dhe nga një grua që qesh në rrugë dhe e arreston. Sidomos ka frikë nga ju. Ju jeni makthi i tij. Vota në 25 prill do jetë një votë që do e dërrmojë atë, jo për Edi Ramën, pasi ai është një mizë që shkelet me këmbë. Për fenomenin Edi Rama që merr peng të ardhmen e shqiptarëve, të të rinjve shqiptarë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *