Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili tha dje përmes Tedi Blushit se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë dhe se ndryshimi i Kushtetutës është një aventurë.

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë u shpreh se Presidenti nuk ka të drejtë të japë opinion zyrtar lidhur me ndryshimet e Kushtetutës, duke theksuar se Meta është i detyruar t’i nënshtrohet vendimit sovran të Kuvendit.

 “Po nëse Kuvendi ka 82 deputetë si do e votojmë marrëveshjen, që Presidenti e ka përshëndetur. Apo ka qershi të mira e të pangreshmë sipas oreksit, Po presidenti është ndryshe nga Basha e njeh shumë mirë aritmetikën sa i përket legjitimitetit të parlamentit është histori e re dhe e vjetër por Presidenti në mënyrë të vazhdueshme komunikon me parlamentin miraton ligje kthen ligje ndaj nuk mendoj se eshte shporta e qershive të Nastradinit dhe as se Presidenti eshte Nastradini mendoj që është në opozitë. Kemi tre opozita, parlamentare, jashtë parlamente dhe presidenciale me këtë të fundit marrëdhëniet i kemi institucionale. Marrëveshjen do ta vendosë Kuvendi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *