E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama merr urime edhe nga Kosova/ Enver Hoxhaj: Ka bërë punë gjatë dy mandateve

Liderët e vendeve fqinje janë të parët që urojnë kryesocialistin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Reklamë

Pas presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit maqedonas Zaev e atij grek Mitsotakis, edhe kreu i PDK, Enver Hoxhaj përgëzoi kreun e PS për fitoren.

 

Reklamë

Sipas tij, rezultati për PS është meritë e punës së bërë gjatë dy mandateve qeverisëse.

 

“Uroj mikun tim të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri. Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe një provimi të madh që kanë dhënë shqiptarët ditën e diel. Fitorja e kryeminisrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri. Uroj që rrugën e nisur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Edi Rama ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë që ia besuan shqiptarët!”, tha Enver Hoxhaj në “Facebook”. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë