E diel, 11 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rama merr në mbrojtje Veliajn, paralajmëron qasje të re ndaj SPAK, akuzon opozitën

Veprimet e drejtësisë nuk janë më të pakomentueshme për socialistët. Kryeminisitri Edi Rama theu heshtjen, duke e marrë në mbrojtje kyebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn, pas arrestimit të tij një ditë më pare.

Rama: Rastin e Erionit e kam ndjekur për një sërë arsyesh që do të duhen kohë për të shpjeguar. Ajo që më ka shqetësuar shumë seriozisht e më ka nxitur të bëhem i vëmendshëm ka qenë intimidimi, intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Ne nuk do të ngutemi. Do të mundohemi të krijojmë opinion të konsoliduar për të  cilën gjykatësi ka firmosur t’ia heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranë. Duke e lënë pa drejtim një kryeqytet me 1 mijë e 1 punë në ditë pa gjyq. Këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë anonime, që ka pjellë një roman me 400 faqe ku autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë kanë arritur në pikën që dhe një nënë të një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim. Pyetja që lind është e thjeshtë: Kush do e çojë dhe marrë këtë fëmijë në shkollë.

Reklamë

Rama thotë se heshtja e socialistëve është keqkuptuar nga institucionet  e drejtësisë.

Rama: Është keqkuptuar, më duket mua, dhe nga disa konsumatorë të reformës, të cilët përkundër privilegjeve shumë speciale që u janë dhënë nga reforma sepse të mos harrojmë që aktorët e sistemit të ri të drejtësisë, duke filluar nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale, sot kanë privilegje të jashtëzakonshme, në raport me të gjithë të tjerët. Për të mos lejuar që në emër të qëllimit tonë madhor të pavarësisë së drejtësisë nga pushteti politik, individë të caktuar t’i japin vetes të drejtën e shpërdorimit të detyrës së prokurorit apo të gjykatësit, duke shkelur kufijtë ndarës mes pushteteve kushtetues .

Reklamë

Ndryshe nga qëndrimet e mëparshme ku nuk komentonte drejtësinë, kreu i qeverisë ndryshoi qëndrim duke patur disa kritika për punën e SPAK.

Rama: Puna e SPAK ka probleme që nuk shkojnë, e konsideroj të mbyllur fazën e viteve non coment, duhet të ndërtojmë një pozicion konstruktiv, duke e mbështetur pa asnjë rezervë. PS është buja, zhurma risia e madhe e të pasurit sistem drejtësie që krijon idenë sikur të gjithë po kalojnë në atë sitë, nuk janë të tërë njësoj. PS është 800 mijë në 11 maj do t’i afrohet 1 milionë, ka forca të pafundme. Pasi e merr nga detyra pa gjyq dhe e mbyll brenda, shkruan aty prezumohet i pafajshëm, janë pak si …, por megjithatë do t’i shikojmë me maturi dhe qetësi.

Sipas Ramës, lufta kundër korrupsionit është vullnet i PS.

Rama: Altin Dumani, që është drejtues i SPAK e ka pasur 21 janarin në tavolinë dhe më parë kur ka qenë në prokurori të zakonshme, ka qenë prokuror i 21 janarit. Ka pasur mundësi të luftojë dhe atëherë korrupsionin. Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit t’i ketë dalë emri siç i ka dalë tani. Jo se ka qenë e pamundur

Një përgjigje shefi i mazhorancës e kishte edhe për opozitën

Rama: Dje trumpistët e vetëshpallur të kënetës sonë patën një ditë masturbimi, si adoleshentët që bëjnë dashuri me aktore filmash që sollën me kushedi sa lekë një person që ka punuar me fushatën e presidentit Trump. Por këneta nuk bëhet dot det.

Në nisje të komunikimit, Rama u përball me nje incident teknik.

Rama: Shumë mirë që ka mbetur ne instagram ai moment që ndan kush është këtu me shpirt dhe me zemër dhe nga krahu tjetër mu kujtua ai oguri i mirë i asaj sëpatës se këtu është punë pasioni.

Në mbyllje, Rama tha se nuk ka për ta dhënë dorëheqjen, ndërsa theksoi se vetëm populli mund ta largoj nga politika./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë