Subscribe

Tavani i çmimit të naftës për sektorin e peshkimit do të vendoset nga qeveria. Deri në fund të javës ai do të jetë i përcaktuar tha kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisesimit me peshkatarët në Durrës.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Kjo çështja e një loje çmimit të naftës që bëhet këtu në portin e Durrësit do të mbarojë, do vendoset një çmim unik tavan për të gjithë peshkatarët në të gjithë vijën bregdetare, i detyruar dhe askush nuk ka për të bërë dot asnjë qindarkë lëvizje nga ai çmim, por do t’i shërbejnë peshkatarëve, do t’i shërbejnë kësaj industrie pa asnjë lëvizje nga çmimi i detyruar tavan sepse nuk ka këtu vend për të bërë lodra e aq më pak pastaj ka vend për të nxjerrë fitime nga djersa juaj dhe nga mundimet tuaja, duke bërë xhibla me furnizimin.

 

Pas rritjes së çmimit të naftës, nga peshkatarët ai blihej me çmimin e tregut.

 

Për shkak se shumë nga tregtarët e peshkut mbyllën anijet, Ministria e Bujqësisë vendosi rimbursimin me 40 lekë për litër naftë për periudhën korrik – dhjetor 2022.

 

Kësaj skeme mbështetëse i vjen në ndihmë një e dytë, për të cilën kryeministri tha se furnizuesit qe nuk e zbatojne, ndëshkohen.

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Kush do të bëjë lëvizje nga ky detyrim, do të detyrohet pastaj të dorëzojë depozitat.

 

Peshkatarëve u kërkoi më shumë punë në rritjen e eksporteve. Nga 130 milionë euro të një viti më parë, Edi Rama tha se është plotësisht e mundur që kjo shifër të rritet në 200 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *