E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rama me lajme të mira: E keqja në disa fshatra të Selenicës u shmang, situatë optimiste në Llogora

Në vend ka ende vatra aktive zjarri, por kryeministri Edi Rama jep lajme të mira.

 

Në disa fshtra të Selenicës, rreziku ka kaluar dhe situata është vënë nën kontroll.

 

Reklamë

Ndërkohë, pas situatës kritike gjatë ditës, duket se edhe Llogoraja është drejt normalizimit. Për të shuar flakët po ndërhyhet nga ajri, por edhe në rrugë tokësore.

 

“???? Ndërsa lufta vazhdon me flakët në vend, disa lajme të mira ka:

➡️ E keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës së Vlorës u shmang. Por nga ana tjetër trupa dhe mjete janë shtuar për t’i dhënë fund vatrave të zjarrit.

Në zonë po punon edhe një helikopter.

➡️ Në Llogara është rikthyer optimizmi falë erës në favor ndërsa një helikopteri tjetër po hedh ujë.
48 forca speciale dhe zjarrfikës po punojnë në majën e malit në kufi të Parkut të Llogarasë.
Forcat tona po arrijnë të largojnë nga parku zjarrin.

***Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe në Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër),Qerem (Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë)”, njoftoi Edi Rama në “Facebook”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë