Subscribe

Ajet Meçja është një nga banorët e Durrësit që humbi bashkëshorten, vajzën dhe mbesën në tërmetin e 26 nëntorit. Këtë të enjte ai u vizitua nga kryeministri Rama.

Kërkesa e vetme e oficerit të policisë ishte mundësia për të dalë në pension para kohe, kur i duhen edhe dy vite, për t’i qëndruar pranë fëmijëve dhe nipërve e mbesave.

Nje kerkese qe ka gjetur menjehere miratimin e kreut te qeverise i cili tha se kjo eshte me e pakta qe mund te beje qeveria.

Në të njëjtin kat me Ajet Meçjen jeton edhe Fatmir Gjana, që tërmeti i mori bashkëshorten.

Në kujtesë riktheu çastet nën rrënoja dhe si ekipet e kërkim shpëtimit bënë të mundur nxjerrjen e tij gjallë nga rrënojat.

Kryeministri u premtoi se mbështetja e qeverisë nuk do të mungojë edhe në ditët në vazhdim qoftë ajo shëndetësore dhe psikologjike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *