E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Rama mbron 330 milion eurot për dy rrugë: Standartet justifikojnë kostot

Kryeministri Rama mori vete pergjegjesine per te sqaruar  kontratat per ndertimin e dy akseve rrugore te cilat do ti kushtojne taksapaguesve shqiptare 330 milione euro.

Se pari Rama mbrojti aplikimin e partneritetit public privat ne shume sektore te vendit nga shendetesia tek rruget, duke theksuar se kostoja perligjet nga standartet e ketyre akseve.

 

Është e paimagjinueshme që km e rrugëve të trajtohen si metra teritali, shet e blen terital dhe ndryshon çmimi sipas madhësisë së kostumit, por për km rrugë duhet të shohin çfarë ka në ato km. Nuk i bihet shkurt e të thuash si ka mundësi për 17 km rrugë kaq shumë para. Dhe ja si ka mundësi, së pari njëherë ne e kemi thënë: sapo të mbyllim rrugët e lëna rrugëve do bëjnë rrugë të standardeve evropiane, të dyja rrugët që do të ndërtohen janë standardi A. Rrugë të tillë kemi vetëm një pjesë të rrugës së Kombit.

Reklamë

 

Shefi I ekzekutivit ka numeruar nderhyrjet qe duhen bere ne aksin Milot -Balldren.

 

Rruga Milot-Balldren ka dy tunele, dy ura, atë mbi Drin me 224 metra hapësirë drite dhe mbi Mat me 624 metra mbi hapësirë drite, 6 nyje mbikalime dhe nënkalime, dhe duke qenë rrugë e standardit A do të jenë një rrugë ku nuk do të bashkëjetojnë automjetet me bagetitë dhe ku nuk do të lejohet transformimi i rrugës në korridor mes pishinash, magazinash, trampolinash, varreza makinash e me radhë.Në atë shumë ka 13 vjet mirëmbajtje, rruga e Kombit kushtoi mbi 1 miliardë dhe nuk ka mbaruar akoma, kërkon para, së dyti nuk përmbush standardin A në gjithë gjatësinë e vet dhe së treti nuk është se garanton atë që ne u detyruam ta bëjmë me vendosjen e pagesës, mirëmbajtjen, ndërsa në këto kontrata kemi mirëmbajtjen për 13 vjet. Çdo gjë është në përgjegjësinë e kompanive.E fundit, janë kompanitë që investojnë kapitalin e tyre dhe shteti paguan vit pa viti, nuk janë para që jepen menjëherë

 

Rruga Milot-Balldren dhe Orikum-Lllogara do te jene rruge te standartit A.

 

Kryeministri ka sqaruar se pervec ndertimit kompania do te jete pergjegjese per mirembajtjen e rruges per nje periudhe kohore prej 13 vjetesh.

Më shumë video

Reklamë