Kryeministri Rama ka postuar një video nga qyteti i Vlorës e cila tregon qartazi marrëdhenien e krisur mes tij dhe kryebashkiakut Dritan Leli. Teksa ndodhet atje për fundjave e pasi ka ndjekur nga afër ByPass-in, e Vlorës, kreu I qeverisë gjeti një mënyrë krejtësisht origjinale për të vënë me shpatulla pas murit kryebashkiakun.

Ai  është futur brenda një kalcetoje publike në zonën e Lungomares të mbushur plot me plehra dhe ka nisur ti pastrojë vetë.

Videon ai e ka shoqëruar me mbishkrimin “Pa koment”, mirëpo në hashtag ai vendos Bashkia Vlore, Dashuria për vendin, Respekti për veten”, duke shigjetuar jo pak kreun e bashkisë për mënyrën sesi po e menaxhon qytetin.

 

“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por dhe një bashki. Ata që luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe mos t’i heqin të paktën. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë dhe para se të lindin dielli, turistë të huaj e shqiptarë që ta shohin këtë pamje që është turp.” shkruan Rama teksa mbledh plehrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *