Në ditën e dytë të qëndrimit në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka nisur takimet me organizatat socialiste.

Të pranishëm janë edhe deputetët e qarkut Agron Çela, Edona Bilali, Frrok Gjini si dhe e deleguara politike Elisa Spiropali.

Mësohet se në fokus të diskutimeve është rienergjizimi i partisë. Shkodra është qarku surprizë pasi numëron në shkallë vendi, numrin më të lartë të anëtarësimeve.

Rama më herët ka kryer edhe disa inspektime në qytet, kryesisht në zona ku janë parashikuar investime te reja, si dhe në ato që janë përmbyllur pak muaj më parë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *