E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Mbi 12 mijë banorë të Poliçanit do të kenë shumë shpejt 24 orë ujë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet në kantierin e ujit në Poliçan, duke e cilësuar një tjetër investim të rëndësishëm për modernizimin e sistemit të furnizimit me 24 orë të ujit të pijshëm.

Pas sistemimit të të gjithë infastrukturës në ujësjellës, kreu i qeverisë siguron se rreth 12 mijë banorë do të kenë shumë shpejt në banesat e tyre ujë pa ndërprerje

Reklamë

“KANTIERI I UJIT në Poliçan një tjetër investim i rëndësishëm për modernizimin e sistemit të furnizimit me 24 ORË UJË të pijshëm e me cilësi për Poliçanin dhe fashtrat Mbrakull e Pronovik. Loti 2 përmbyll 100% infrastrukturën e ujësjellësit për këto zona, ku nga një rrjet i amortizuar i viteve 1970, tashmë me 75% të punimeve realizuar, shumë shpejt 12 428 banorë do të kenë 24 ORË UJË pa ndërprerje pas sistemimit njëherë e përgjithmonë të gjithë infastrukturës në ujësjellës.”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1309434176066080/

Vazhdo të lexosh

Reklamë