Në një postim në faqen e tij ne facebook, kryeministri Rama duke iu drejtuar maturantëve thotë se sistemi i regjistrimeve është në dorën e tyre.

Të dashur maturantë,

sistemi i regjistrimeve në universitete është, për herë të parë pas 25 vjetësh, i gjithi në duart tuaja! Konkurenca dhe merita, janë më në fund dhe në transparencë të plotë përpara syve tuaj! Urime e suksese të gjithëve ndër ju që tanimë e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe janë regjistruar, ndërkohë që të tjerët mund të ndjekin në kohë reale zhvillimet për çdo degë, për të përmbushur synimin e tyre.

Deri dje të gjitha këto zhvillime ndodhnin larg syve dhe kontrollit tuaj, në errësirë të plotë, në dëm të konkurencës e të meritës. Sot ju jeni dëshmitarët e parë të një ndryshimi epokal. Miku, fisi, partia, leku apo shansi qorr, nuk kanë më asnjë fuqi mbi fatin tuaj në këtë proces. Atë e keni në dorë ju!

Me vemendje e durim, ndiqni zhvillimet e raundit te dyte. Mbarësi e suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *