Subscribe

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimi të aktivitetit politik “Rruga drejt 25 prillit”, me fokus pagat, taksat dhe biznesin, u shpreh se sfida e PS është që qytetarët shqiptarë të “kenë më shumë lekë në xhep”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nëse PS fiton mandatin e tretë, pagat e administratës publike do të rriten me 30 për qind.

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, kryeministri premtoi se do të heqë taksat nga paga 400 mijë lekë.

“Sot reformat kanë hyrë në rrugë dhe e vetmja forca që mund ta bëjë këtë gjë të vështirë një realitet, jemi ne. Vizioni ynë: për ta bërë Shqipërië të ardhmen e një shqiptari. Kemi program elektoral. Shtyjmë fashën e taksimit dhe ulim tatim fitimin për të gjithë ata që marrin 2,5 milionë lekë në muaj. Është një masë e kërkuar me të drejtë nga një kategori të kualifikuarish. Nga 1 janari 2022, do heqim taksën mbi pagën deri 400 mijë lekë. Do të rrisim pagën e administratës, do ta çojmë deri në 850 mijë lekë në muaj. Për të gjithë ata që marrin më shumë se 200 mijë lekë dhe më pak se 1.2 milion dhe u zbatohet taksa e sheshtë, është rreziku i vërtetë. Të gjithë ata që kanë një pagë deri në 1.2 milion, paguajnë më shumë seç paguajnë sot nga KÇK-ja, me taksën e sheshtë. Sepse kush paguhet më pas, paguan më pak. Në total, të gjithë shqiptarëve me taksën tonë u kemi lënë në 8 vjet, 1 miliardë dollarë, që nuk u ka mbledhur më shteti dhe ua ka lënë në tryezën e shqiptarëve. Le ta marrin ata vetë e ta studiojnë diferencën.”

Rama shtoi mes të tjerash se “Shqipëria e ardhmja jonë”, nuk është një slogan elektoral, por një aspiratë kombëtare që do të motivojë qeverisjen dhe vendimmarrjet e PS gjatë kësaj dekade.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *