Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur zërave skeptikë në lidhje me “Shengenin Ballkanik” duke theksuar se nuk ka asnjë ide për krijimin e Shqipërisë së Madhe apo Jugosllavisë së re.

 

Në konferencën për shtyp të mbajtur pas Samitit të Ohrit, Rama deklaroi se Shengeni ballkanik ka si qëllim lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe atë të mallrave, ndërsa u kërkoi të gjithë kritikëve që të heshtin.

 

“Kush flet për Shqipëri të Madhe, kush flet për heqje të kufijve të Kosovës, tani të heshtë. Kush flet për Jugosllavinë, mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi. Kush flet për Shqipëri të Madhe kur unë flas për heqje kufiri, do duhet që thjesht të heshtë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *