Kryeministri Edi Rama ka lëshuar kritika të forta ndaj Bashkimit Europian për qasjen lidhur me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë fjalimit e tij në forumin vjetor te BLEDIT në Slloveni, shefi i qeverise e ka cilësuar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit si një telenovel dashurie.

 

“Ne jemi Europë, s’ka të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor brenda BE. Nëse BE do të vazhdojë kështu, natyrisht do të jetë mirë për ne, por edhe më keq për BE. Ju lutem mos përmendni më aktorët e tretë, faktorët e tretë, është shumë qesharake. Nga njëra anë na thonë se na duan, na thonë se jeni të rëndësishëm, se do martohemi një ditë, por deri atëhere as flasim, por as nuk i flisni të tjerëve. Nuk funksionon duke na provuar besnikërinë”, tha Rama.

 

Rama ka theksuar se nuk ka vend për debat në një moment kur themeluesit e bllokut evropian kishin vetëm një synim, të bashkonin Ballkanin Perëndimor me familjen e madhe.

 

“Po them që ju përmendët në fillesë etërit themelues. Nëse do të çoheshin etërit themelues të ndiqnin këtë sot, besoj se do të donin më mirë të ishin të vdekur se sa gjallë. Nuk kam provë, por do ktheheshin përmbys në varr. Për çfarë po debatojmë? Si ai prifti në Kostandinopojë kur po shembeshin muret diskutonin për seksin e ëngjëjve.Më falni që po tregohem kaq ballkanik, kjo është e mira të jesh nga ballkanik në Europë. Nuk e humbasin humorin në momente dramatike.”

 

Për kryeministrin, problemi është i qartë: bllokada e Sofjes. Ndaj ai i është drejtuar presidentit bullgar duke iu lutur të hapë rrugën e Tiranës edhe Shkupit.

 

“Ju bullgarët, mos jeni kaq tipikë të BE, bëhun ballkanas. Hapni rrugën, hapini rrugën bisedimeve. Pastaj mund të bëheni ballkanikë. Hapni rrugën. Ka një elefant të madh në dhomë. Përpara se të flasin për ndonjërin prej nesh u hedhin një sy sondazheve. Ne dukemi se jemi shumë të korruptuar kur vjen ndonjë palë zgjedhje në ndonjë vend. Jam mjaft i sigurt se pasi të mbyllim zgjedhjet situata do të jetë më pozitive në Maqedonisë e Veriut dhe nuk do t’u kërkohet më që të ndryshojnë emrin.’”

 

I menjehershëm ka qenë reagimi i presidentit bullgar.

 

“Ka dy rrugë, rruga më e gjatë është të bëhet ture në të gjitha kryeqytetet europiane për të bindur partnerët e aleatët për të bindur Bullgarinë.Ka dhe një rrugë tjetër, shumë e shkurtër e fitimtare. Ne jemi të hapur, jemi gati, ju ftojmë në dialog. Po çelësi është në dorën t uaj, varet prej jush, meritat tuaja”, deklaroi Rumen Radev.

 

 

Ndërkohë, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë hedhur akuza ndaj Bashkimit Evropian.

 

“Ballkani Perëndimor nuk është komshi me Bashkimin Evropian, por është rrethuar nga ajo, është pjesë e asaj. 1/3 e qytetarëve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor jetojnë jashtë vendit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Albin Kurti.

 

“Për ne nuk ka rrugëtim tjetër përveç Bashkimit Evropian. Por për ne funksionon kështu, ne duhet të bashkohemi familjes e madhe, por familja e madhe nuk na do si do veprojmë ne? Duhet të mendojmë një menyrë se si do përmisojmë jetesën e qytetarëve tanë”, theksoi Zoran Zaev.

 

Në ditën e dytë të forumit, bisedimet janë përqendruar në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *