Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka lënë karantinën paraditen e kësaj të mërkure, për të inspektuar nga afër situatën në tregje.

 

Rama u ka bëre thirrje qytetarëve të kthehen në shtëpi dhe të mos dalin pa patur arsye të forta.

 

Pak orë më vone nepermjet nje postimi ne rrjetet sociale kryeministri e ka konsideruar situatën në tregje pozitive. Rama eshte ndalur tek të moshuarit, të cilët sipas tij nuk duhet të dalin nga shtëpia pasi janë më të rrezikuarit ndaj virusit.

 

Ndërkohë disa nga qytetarët ankohen per rritje të çmimeve, kryesisht të limonëve dhe portokalleve.Kjo edhe për shkak të kërkesave të larta nga situata e krijuar nga koronavirusi.

 

Por tregtarët e justifikojne shtrenjtimin e ketyre produkteve me rritjen e cmimeve nga furnizuesit.

 

Por ka edhe nga ata kosumatore qe thone  se çmimet në pikat e tregtimit të fruta-perimeve janë normale.

 

Kontrollet nëpër tregje kane si qellim jo vetem evidentimin e rasteve te abuzimit me cmimet por edhe ruajtjen e distancës mes qytetareve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *