Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të martë konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë dhe krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.

 

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë tha se do të punohet ngushtësisht që mandati i tretë të kthehet në fazën e një hopi të madh drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve shqiptare me ato europiane.

 

“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë. Do të punojmë ngushtësisht #sëbashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *