Subscribe

Protestuesit që dolën ta prisnin në Fier, për kryeministrin Rama perfaqesojne deshperimin e nje force politike qe ka mbetur rrugeve.

Gjate takimit “bashkia qe duam” lideri i mazhorances Rama ka theksuar se ky aksion i opozites nuk mbeshtetet as nga demokratet e as nga ata qe jane te pavendosur se per kete duhet te votojne.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Jam I bindur qe keta njerez nuk duan te kene asnje lidhje me ata 100 Petritat e Saliut tek kthesa qe perfaqesojne deshperimin e madh te Saliut dhe te çetes se tij plakë qe ka mbetur aty në mes të 4 rrugeve.

 

Kryeministri I ka bere te qarte opozitës se është i gatshem  për dialog por qeveria nuk do te dorezohet.

 

Me thoni kujt ti dorezohemi. Atyre aty tek kthesa, qe ne kthese jane e ne kthese do te mbeten e kthesen nuk do ta marrin dot persa kohe qe jane te marre peng. Dhe peng ata nuk I ka marre qeveria, por koka qe nuk e di ku I çon.

 

Lideri i mazhorances risolli ne vemendje te gjitha lëshimet qe iu bene opozites dy vite me pare ne zgjedhjet e pergjithshme duke theksuar se nuk pati asnje ankimim per procesin. Duke u nisur nga keto argumente, kryeministri tha se aksioni i opozites është perpjekje per tiu shmangur humbjes ne betejen e 30 qershorit.

 

Dhe ata e dine vete, as nuk hahen e as nuk treten dhe prandaj nuk duan te ballafaqohen ne zgjedhje ne qershor e prandaj duan te krijojne alibine se zgjedhjet blihen e shiten.

Por sipas kryesocialistit, partia qe blen vota ne Shqiperi, eshte aleatja e Lulzim Bashes.

 

Po me thoni ketu ne Fier, e gjejme dot nje ne qe voton PD ose LSI, qe po tia hapesh zemren mos gjesh Moniken duke blere vota, a e gjen nje qe thote Monika nuk blen vota.

 

Rama ka theksuar se opozita mund te hyje ose jo ne zgjedhje, por socialistet jane te vendosur te kerkojne voten e qytetareve ne 30 qershor, duke konfirmuar Armando Subashin si kandidat per Bashkine e Fierit.

Nje nga vleresimet qe kryeministri ka bere per punen e kryebashkiakut është ngritja e  inceneratorit te Fierit.

 

Ai eshte nje nga ato projekte qe jemi krenare qe eshte ne rrugen e zhvillimit se ky qytet do te shpetoje nga gangrena e fushes se plehrave qe digjen ne mes te komunitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *