E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama kokë më kokë me Macron/ Kryeministri në Paris me ftesë të Presidentit francez

Tre ditë para samitit të liderëve të bashkimit evropian,  ku në qendër të vëmendjes do të jetë përballimi i pandemisë, kryeministri edi rama ndodhet në Francë.

 

Reklamë

Kreu i qeverisë, raporton Vizion Plus,  do të pritet për një drekë nga presidenti francez Emanuel Macron.

 

Në fokus të takimit pritet të jetë lufta kundër Covid-19, dhe ndihma që do t’i japë be, vendeve të rajonit për të tejkaluar krizën e shkaktuar nga pandemia, si në planin shëndetësor ashtu edhe atë ekonomik.

 

Një tjeter temë diskutimi mes liderëve pritet të jetë edhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, që zyrtarizion hapjen e negociatave të BE me Shqipërine.

 

Për herë të fundit vizita zyrtare e kryeministrit Edi Rama në Francë ka qenë në majin e 2018.

Vazhdo të lexosh

Reklamë