Kryesocialisti Edi Rama është ndalur sot në Kavajë në një takim me gratë dhe vajzat e qytetit për garën elektorale të 11 majit.
Duke e konsideruar moment historik anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Rama u shpreh se vendi nuk duhet lënë në dorë të Sali Berishës.
Rama: Dy herë u la në dorë të bufit ky vend, herën e parë me 4 mijë të vdekur, herën e dytë u kap në prag humnere duke e çuar vendin në kolaps total, tani kanë dal të tërheqin Shqipërinë prej hunde për hallin personal.
Një mesazh Rama e kishte edhe për demokratët e Kavajës.
Rama: Bufi u tall, pasaportën e marrin të gjithë, t’i japin mesazh bufit duke vendosur një guë për të rindërtuar atë parti, ndaj them kush shkon atje është çyryk…
Sipas kreut të selisë rozë, PS ka dhënë shembuj të rinj në politikën shqiptare, si për bashkëdrejtimin e organizatave me gratë, dhe përfshirjen e tyre edhe në skuadrën e Shqipërisë 2030.