E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Kemi marrë goditje të rënda, por s’ka kohë për pushim

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën këtë të hënë duke postuar një videomesazh në “Facebook”.

 

Shefi i qeverisë vuri në dukje sfidat me tërmetin dhe pandeminë dhe u shpreh që është normale që pas këtyre krizave të ketë të pakënaqur.

 

Reklamë

Por, siç shtoi ai, disa gjëra janë bërë dhe duhet vijuar rruga përpara.

 

“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa prej jush janë të pakënaqur se nuk janë përmbushur pritshmëritë e këtij mandati të dytë. As unë nuk jam i kënaqur. Por mos të harrojmë çfarë kemi hequr në çdo hap në këto kohë të mallkuara. Paga minimale është rritur me 1/3, plot 36% që nga fillimi i punës, bluzat e bardha dhe mësuesit paguhen shumë më mirë. Taksa për afro 100 mijë biznese të vogla është bërë zero. Kantieret e ndërtimit janë më të shumta se anjëherë tjetër në të gjithë Shqipërinë. Ka nisur aplikimi për naftën pa taksa për 70 mijë fermerë. Pavarësisht krizave reale e të thella nga tërmeti te pandemia dhe pengesave të shumta e artificiale nga politika, ne kemi vazhduar të shkojmë përpara. Për të gjithë ata që duan të punojnë, jot ë flenë apo të shikojnë ëndrra me sy hapur, që i kanë zhgënjyer shqiptarët më shumë sesa një herë. S’ka kohë për pushim!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë