Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të LSI sa I takon çështjes së shit-blerjes së votave.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Rama me ironi tha se nëse vendi do të shpëtojë nga blerja e votave atëherë LSI duhet që të rijë pushim.

 

“Mos të vijmë tek pika kyçe, reforma në drejtësi. I ka dëgjuar gjithë bota vicklat, dënglat, marrëzitë e tyre dhe përsëri janë në rrugë atje. Kanë dalë në rrugë se nuk vijnë dot në zgjedhje se po të vijnë në zgjedhje dalin ashtu siç hyjnë. Siç thotë ajo kënga nga zona ime dhe e Xhemalit, ashtu siç hyri, ashtu dhe doli. Kanë dalë në rrugë dhe thonë ju blini votat. Të çohet dhe Myslim Murrizi, një problem kishim si të ruajmë votat se do na i blejë fallxhorja. Nuk kemi pasur problem PD-në por simotrën tonë, LSI-në. Dhe tani daja Tit këndon çdo ditë këngën të shpëtojmë Shqipërinë nga ata që na blejnë votat. Shpëtojeni, shkoni në shtëpi dhe Shqipëria ka shpëtuar. Bëni provë, të rrijë LSI një turn pushim nuk ka blerje votash. Bëjeni pra!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *