Para demokratëve të Tropojës, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama, se po diskriminon Veriun e Shqipërisë.

 

Sipas tij, në këto 8 vite, Rama nuk ka bërë pothuajse asnjë investim në zonat veriore të vendit, ndërsa përmendi edhe taksën e Rrugës së Kombit.

 

Ai shtoi se përmes këtyre deklaratave, nuk po nxit përçarje, por po përpiqet të bëjë gjithçka që shqiptarët të jenë të bashkuar.

 

“Në 8 vite Shqipëria ka kaluar nga një rekord i zi në një tjetër. Në 8 vite, Veriu i Shqipërisë u diskriminua më shumë se çdo pushtues i të gjitha kohërave. Pothuajse asnjë investim. Edi Rama një armik i egër vuri dhe taksën me rrugën e Kombit. Iu vuri vizën ju, Rama i vuri taksë Veriut dhe Kosovës. Unë do të luftoj përçarjen dhe do të bëj gjithçka që të jemi të bashkuar. Në 8 vite u varfëruan qytetarët. Rama njësoj si Enver Hoxha po bën gjithçka që të vendosë Shqipërinë nën diktatin e Serbisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *