Subscribe

9-vjeçarja “Hasan Koçi” në Durrës është një nga shkollat që i rikthehet mësimdhënies në mjediset e rindërtuara.

 

Në prezantimin e çdo objekti që është ngritur nga i pari apo është rindërtuar, është kryeministri Edi Rama.

 

Pasi pa nga afer çdo mjedis që nga klasat, laboratorët, dhomës së infermierisë dhe tualetet, kreu i qeverisë, për pak ka çaste u bë mësuesi i fizkulturës, teksa mëson nxënësen si të bëjë kosh. Shansi e deshi që me gjuajtjen e parë, Edi Rama të realizonte një tre pikësh.

 

Pas shkollës së ngritur nga e para, kryeministri inspektori edhe punimet meremetuese në 94 pallate përgjatë zonë së plazhit.

 

Vetëm në bashkinë Durrës numërohen 615 pallate, shumë prej të cilave janë në proces meremetimi. Me një fond prej 4 miliardë lekësh, mbi 9 mijë familje janë mbështetur financiarisht për të rregulluar dëmet që u shkaktoi tërmeti i nëntorit të një viti më parë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *