Subscribe

Ringritja e shtëpive për disa nga familjet më të prekura nga tërmetit I 26 nëntorit në Maminas dhe në Xhafzotaj, tashmë ka përfunduar. Vetë kryeministri ishte atje për të dorëzuar çelësat e 4 banesave të reja.

 

Akuzave te opozitës, se shumë familje vazhdojnë të jetojnë ende ne çadra i është përgjigjur ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

 

“Mora shkas nga disa postime të pseudo-opozitës për ata që janë në çadër. Numri i atyre që janë në çadër vjen gjithmonë duke u ulur. Ka qenë 11 mijë, para 4 javësh ishte 1234, sot ka zbritur në 1058 dhe me mbarimin e banesave në Shijak zbresim nën 1 mijë deri në Maj nuk do të ketë më banorë  në çadra”, tha Arben Ahmetaj.

 

Ndërkohë, këtë të martë në Shijak u hodhën themelet për ngritjen e 9 pallateve të reja 7-katëshe që do të bëhen streha e re për 163 familje. Përfundimi i këtyre hapësirave të reja pritet që të marrë më pak se 6 muaj kohë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *