Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga transformimi i Shëtitores së Tushemishtit në qytetin e Pogradecit. Sipas Ramës, kjo shëtitore është zgjeruar në 150 hektarë, ku 5 km gjatësi do të jenë të lundrueshme me varkë.

 

Kreu i qeverisë shton se kjo hapësirë është e aksesueshme deri në Zagorçan, për të përfunduar në pikën doganore duke e kthyer portën hyrëse të qarkut Korçë.

 

Mirëmëngjes, dhe nga kantieri i transformimit të Shëtitores së Tushemishtit dhe Parkut të Drilonit në Pogradec, që shumëfishohet në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi të lundrueshme me varkë, 3 parkime me 550 vende për automjete, e gjitha një zonë e aksesueshme deri në Zagorçan, për të përfunduar në pikën doganore duke e kthyer portën hyrëse të qarkut Korçë, në një destinacion turistik akoma më të preferuar për vizitorët vendas e të huaj, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *