Presidenti Meta mori pjesë në veprimtarinë historiko-kulturore dhe simpoziumin shkencor e titulluar “Tirana – Një shekull kryeqytet”, që u organizua nga shoqata “Tirana Intellectum” në bashkëpunim me shoqatën “Bashkësia Dibrane”.

 

Me rastin e 100-vjetorit të Tiranës si kryeqytet, Meta vlerësoi (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Kryetarin e parë të Bashkisë së Tiranës Kryeqytet, Ismail Ndroqi (pas vdekjes), si dhe  rilindasin e shquar Said Sermedin Toptanin. Po ashtu Kreu i Shtetit vlerësoi me Titullin “Naim Frashëri”, humanisten e njohur tiranase Hatixhe Skënderi, me Titullin “Mjeshtër i Madh” këngëtaren simbol të këngës tiranase Hafsa Zyberi (pas vdekjes), si me Titullin “Për Merita të Veçanta” atdhetarin dhe mësuesin e shquar Ethem Tabaku (pas vdekjes).Ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh” u nderua studiuesi dhe historiani i njohur tiranas, Gazmend Bakiu.

 

Në fjalën e tij të rastit Meta tha mes të tjerash se Tirana është modeli që udhëheq shqiptarët drejt demokracisë, shoqërive perëndimore dhe aleancës euroatlantike.

 

11 Shkurti është një ditë e veçantë për të gjithë ne, është dita e inaugurimit të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.Edhe pse kanë kaluar njëqind vjet nga 11 Shkurti i vitit 1920, koha vërtetoi se vendimi historik i Kongresit të Lushnjës për caktimin e Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë ka qenë një nga vendimet më të mençura dhe vendimtare për shtetformimin tonë.Nga kjo konferencë e nderuar do të doja të shpreh bindjen se Tirana ia ka dalë me sukses të jetë epiqendra e jetës politike, shoqërore, ekonomike, kulturore dhe sportive të vendit, si dhe të luajë me sukses rolin promotor të gjithë shoqërisë sonë. Qyteti dikur i vogël, me arkitekturë modeste është shndërruar tashmë në metropolin ambicioz dhe qendrën më të madhe ekonomike, administrative, politike, universitare, mediatike, sociale dhe kulturore të vendit.Ne jemi të vetëdijshëm, se në historinë 100-vjeçare të Tiranës,  krahas arritjeve është dëshmuar për fat të keq edhe nxitimi, egocentrizmi dhe papërgjegjshmëria për t’u ngritur dhe shkelur mbi vlerat e të parëve tanë të nderuar.Tirana u bë qytetit i barrikadave në vitet e luftës për çlirim, sikurse dhe lokomotiva e përparimit tonë shoqëror, ekonomik e kulturor.Tirana është epiqendra dhe lokomotiva e lëvizjeve politike, e aspiratave për demokraci dhe aktiviteteve për emancipim shoqëror.

 

Por ne fund te fjales se Metes dhe ceremonise se shperndarjes se dekoratave nga Presidenti, ne salle jane degjuar edhe thirrjet “Rama ik” nga disa prej te pranishmeve ne kete aktivitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *