E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama i ulet në gjunjë Melonit dhe i bën dhuratën e veçantë për ditëlindje (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Abu Dhabi në kuadër të një forumi ndërkombëtar mbi sigurinë energjitike.

Shefi i qeverisë shqiptare ka marrë vëmendjen e mediave me surprizën e veçantë që i bëri kyeministres italiane Giorgia Meloni, e cila sot feston ditëlindjen e 48-të.

Siç duket në video, Rama i dhuron Melonit një shall gri të zbukuruar me portrete të personaliteteve shqiptarë të shekullit të kaluar.

 

Reklamë
View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Sot Italia dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një marrëveshje për energjinë e rinovueshme dhe për ndërtimin e një infrastrukture për prodhimin dhe transportin.

“Vlera e infrastrukturës është rreth një miliard euro dhe do të funksionojë maksimumi për tre vjet”, shpjegoi Rama.

Infrastruktura, tha kryeministri shqiptar, “do të sjellë më shumë energji të rinovueshme në Itali. Gjithashtu sepse në vitin 2026 do të jetë ligji i ri europian për energjinë e rinovueshme dhe do të jetë një ndihmë e madhe”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë