E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama i prerë: Nuk legalizojmë prona të “pushtuara”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se për të gjitha banesat që janë në proces legalizimi dhe që do të prishen tek Unaza e Re qeveria do të jap bonuse qeraje për 3 vjet.

 

Reklamë

Në një takim të zhvilluar në Libofshë, të Fierit, në lidhje me reformën e pronës, Rama tha se qeveria nuk mund të legalizojë “pushtimin” e pronave.

 

Sipas kryeministrit, ligji nuk e lejon legalizimin godinave që kanë pushtuar hapësirën publike. Ai theksoi se nuk do të legalizohet asnjë banesë që do të bejrë më vonë në kurriz të publikut.

 

Kreu i qeverisë, duke u ndalur tek protesta e banorëve, tha se ajo është nxitur në mënyrë artificiale për qëllime politike, ndersa sipas tij, shumica e atyre qe protestojne kane biznese tek Unaza e Re.

 

Ai pohoi se ne kater vjet qeveria qe drejton ka legalizuar 150 mije objekte, ndersa PD 21 mije objete ne 8 vjet dhe shumica nga te cilat biznese.

 

Më shumë video

Reklamë