Kryeministri Edi Rama mblodhi mengjësin e kësaj të hëne si zakonisht deputetet e partisë socialiste.

Ndonëse nuk pati një dalje zyrtare për mediat për këtë takim, burime brenda grupit parlamentar socialist bënë të ditur se në fjalën e tij Rama ka rikonfirmuar vullnetin e mazhorancës për të respektuar datat kushtetuese mbi zhvillimin e zgjedhjeve ne 30 qershor.

Rama madje iu ka lënë porosi deputeteve që të angazhohen maksimalisht në bazë për të nxjerrë njerëzit në votime ndonëse në disa zona kandidatet socialistë janë të vetëm në garë.

Kreu I qeverisë deklaroi se në datë 31 maj në pallatin e Kogreseve, PS do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale ku do të jenë të pranishëm përvec kandidateve për kryebashkiak, edhe të gjithë kandidatët për këshilltar në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *