Subscribe

I prerë, kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca nuk do t’i bëjë asnjë ndryshim Kodit Zgjedhor. Pavarësisht se presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për të kthyer për rishqyrtim Kodin, Rama tha për mediat se ai do të votohet i pandryshuar sa më shpejt.

 

“Votojmë sa më shpejt kur caktohet seanca e votimi pa asnjë ndryshim pikë dhe presje. Pa asnjë ndryshim, pikë dhe presje do votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Ilir Meta.”

 

Deklaratat Edi Rama i bëri pas një mbledhjeje me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *